E Hënë, 2 Nëntor 2026

Heqja e subvencionit të naftës për bujqësinë, Rama: Nuk kemi aq shumë sa të shpenzojmë pa problem…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat, ku diskutoi mbi rritjen e pagave në bujqësi, nxitjen e investimeve, lehtësimin e taksave dhe skemat mbështetëse për sektorin, me synim rritjen e standardeve të prodhimit për tregun e Bashkimit Evropian.

Kreu i qeverisë foli edhe për heqjen e subvencionit të naftës për bujqësinë.

“Nafta ka qenë sfidë më vete për bujqësinë, kemi provuar ta kthejmë në disa anë dhe në fund kemi dalë në rezultat të thjeshtë. Rezultati i thjeshtë është ky, ne jemi më shumë për të shpenzuar për bujqësinë, por nuk kemi aq shumë sa të shpenzojmë pa problem, të shpenzojmë për të shtuar.

Rimbursimi i TVSH-së me 10%, që do të thotë, kemi pasur mbi 60 mijë që kanë marrë naftë, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që fuqia prodhuese dhe bazat prodhuese nuk e kanë këtë lloj proporcioni. Nuk kanë 60 mijë aktorë. Në këtë sens, ne nuk kemi hequr mbështetjen për asnjë që ka nevojë edhe për naftë, por kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me bujqësinë, kjo është e vërteta,

Ose kemi dalë në atë konkluzion edhe për një fakt tjetër, që shumë njerëz që punojnë tokat e të tjerëve, kanë qenë të detyruar të marrin naftën dhe të ua japin të tjerëve, është dhënë për sipërfaqe, sipërfaqja është dhënë për hektar, ai tjetri ka pasur një Mercedez në qytet dhe ka marrë naftën nga ai që punon atje.

Ata të cilët kanë prodhuar në tokat e të tjerëve dhe naftën ia kanë dhënë atyre të tjerëve kanë vazhduar të rriten, nuk është kjo ajo që e rrit prodhimin. Ne kemi qenë të detyruar që të provojmë disa rrugë, ndërsa kjo rrugë tani, vjen edhe si rezultat i rritjes së vetëdijes së formalizimit”, tha Rama.

LEXO EDHE: Takimi me sipërmarrësit e përpunimit të vajit të ullirit/ Rama: Berati, territori me më shumë të kthyer nga jashtë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›