“Në 17 prill, qytetarët në këmbë për dinjitet”, Merja: Asgjë nuk e ndal dot zemëratën e një populli të shtypur

Gjatë fjalës së saj në “Foltoren” e rradhës para kryeministrisë, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja u shpreh se, ajo që ndodhi në protestën e fundit të Opozitës nuk ishte thjesht një përballje protestuesish me policinë,por ishte përballja e qytetarëve të lirë me një aparat force ne shërbim të një regjimi që mbahet në këmbë vetëm me presion dhe frikë.
Më tej, Merja rënditi arsyet pse shqiptarët protestojnë dhe duhet të protestojnë përballë një qeverie, që sipas saj, është ilegjitime.
“Së pari dua ta filloj me një falenderim dhe mirënjohje të thellë dhe të sinqertë për cdo qytetar që ishte në protestën e 17 Prillit.
Mirënjohje për cdo burrë, për cdo grua, për cdo të ri dhe të re që dolën në shesh jo për interes por për dinjitet.
DHUNA NUK E NDAL DOT NJË POPULL QË ËSHTË ÇUAR NE KEMBE.
Ajo që ndodhi në protestën e fundit nuk ishte thjesht një përballje protestuesish me policinë,por ishte përballja e qytetarëve të lirë me një aparat force ne shërbim të një regjimi që mbahet në këmbë vetëm me presion dhe frikë.
Një qeveri që nuk dëgjon qytetarët nuk është legjitime.
Një qeveri që vjedh votën dhe kontrollon cdo institucion nuk është legjitime.
Një qeveri, e cila, për të qëndruar në pushtet godet qytetarët e vet nëpërmjet civilave, kamikazë në protestën e opozitës së bashkuar nuk është legjitime.
Dhe për cfarë protestojnë qytetarët?
Protestojnë sepse nuk përballojnë më çmimet që rriten çdo ditë.
Protestojnë sepse fermerët janë lënë në mëshirë të fatit, pa mbështetje, pa subvencione.
Protestojnë sepse të rinjtë po largohen çdo ditë.
Protestojnë sepse korrupsioni ka kapur çdo qelizë të shtetit dhe drejtësia është kthyer në vegël politike.
Protestojnë sepse po mbytemi nga betoni, si ai betoni europian si ai qe pame tek farmacia 10.
Protestojnë sepse nuk kanë më besim tek zgjedhjet, tek institucionet, tek një shtet që duhet t’i mbrojë.
Dhe përballë gjithë kësaj, çfarë bën pushteti?
Dhunon! Hedh gaz. Godet me shkopinj. Frikëson qytetarët.
Asgjë nuk e ndal dot zemëratën e një populli të shtypur përkundrazi cdo akt dhune vetëm sa e forcon vendosmërinë tonë.
Opozita do të vijojë të përshkallëzojë aksionin e saj deri sa kjo qeveri jo legjitime të ketë fundit që meriton si cdo organizatë tjetër kriminale, të shkërmoqet nën këmbët e sovranit.
Ne jemi më të vendosur se kurrë, të paguajmë çdo çmim dhe çdo sakfricë, si përherë në ballë të cdo proteste dhe cdo aksioni opozitar, për t’i shkurtuar ditët regjimit të Edi Ramës”, u shpreh Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PL.