E Diel, 1 Nëntor 2026

“Në ITB Berlin prezantohet të martën Durrësi”/ Rama: Vjen përpara botës si një destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Durrësi, ndërsa shprehet se këtë të martë do të prezantohet në ITB Berlin.

Në reagimin e tij në Facebook, Rama thekson se në Berlin Durrësi do të prezantohet si qyteti i historisë, i mikpritjes duke shtuar se do të shfaqet përpara botës si një destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin.

“Në ITB Berlin prezantohet sot Durrësi. Qyteti i historisë, i mikpritjes dhe i vijës së pafundme bregdetare, vjen përpara botës si një destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimi”, thotë Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›