E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Parkun Natyror “Cangonj” evidentohet prania e ketrit, Sciurus vulgaris

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Prania e ketrit (Sciurus vulgaris) është evidentuar në Parkun Natyror “Cangonj”, gjatë monitorimit të biodiversitetit të kryer nga stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Korçë.

AdZM Korçë bëri të ditur se ketri u vëzhgua në kurorën e një pishe, duke dëshmuar praninë e kësaj specieje në habitatet pyjore të zonës.

Ketrat janë gjitarë karakteristikë të habitateve pyjore dhe ushqehen kryesisht me fara, fruta, sytha dhe pjesë të tjera bimore.

Prania e kësaj specieje në Parkun Natyror “Cangonj” tregon rëndësinë e habitateve pyjore të zonës, të cilat ofrojnë kushte të përshtatshme për ushqimin dhe zhvillimin e saj.

Ketri e përqëndron aktivitetin e tij në gjetjen e ushqimit. Bishti i gjatë e ndihmon të balancojë apo të drejtojë turpin gjatë kërcimit apo vrapimit në pemë. Ketrat nuk janë territorialë dhe nuk jetojnë në grupe. Ketri e kalon pjesën më të madhe të kohës në pemë dhe zbret në tokë vetëm kur është e nevojshme.

Monitorimi i biodiversitetit në zonat e mbrojtura vijon të kontribuojë në njohjen e specieve dhe në vlerësimin e gjendjes së habitateve të tyre natyrore.

1 nga 2

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›