“Në Tiranë do të hapet shkolla franceze e kodimit”/ Rama: Krijuam rrugët për të sjellë ekselencën franceze në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për mediat me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se marrëdhëniet me Francën janë përmirësuar, duke ndarë gjithashtu lajmin se në Tiranë do të hapet shkolla franceze e kodimit.
“Në duam të fuqizojmë marrëdhënien edhe në drejtim të administrimit të ujërave ku Franca është kampione e inovacionit, e eksperiencës dhe ka kompani që operojnë në të gjithë botën. Kemi folur edhe për mbetjet dhe jemi duke punuar për të pasur një plan të përgjithshëm dhe strategji që bazohet në hapat e punës për procesin e negociatave. Dhe këtu ne kemi shumë për të bërë. Nëse arrijmë të kemi deri në fund bashkëpunimin me ekselencën franceze do të jemi shumë të fituar. Kemi folur edhe për përfshirjen e Francez në ndërtimin e hekurudhës Durrës –Prishtinë dhe në fund më vjen mirë që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar, ishim në ish-shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha ku po fillonte puna për ta transformuar në qendër kulturore. Sot e ndjejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit. Do të bëjmë më të mirën për ta bërë Shqipërinë në sytë e presidentin”, tha ai.