E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Ne jemi të pamposhtur”, Berisha para kryeministrisë: Kemi vulë dhe flamur! E vetmja forcë politike që përmbysi dy diktatura

Teksa jemi 3 muaj larg zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, opozita ka mbajtur protestën e radhës para kryeministrisë. Mbi 1 mijë efektivë janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, marshoi nga selia e PD-së i shoqëruar nga deputetët Luçiano Boçi dhe Flamur Noka dhe iu bashkua qytetarëve para kryeministrisë.

Në fjalën e tij, lideri i opozitës tha se opozita tashmë është më e bashkuar se kurrë, pasi rimori simbolet e saj, flamurin dhe vulën.

Ai shtoi se opozita mbron interesin kombëtar, familjen dhe kombin.

Berisha: Të dashur qytetarë shqiptarë kudo që jeni sonte. Në Shqipëri jashtë saj dhe kudo në botë. E nis fjalën time me një përulje para jush, me një falenderim vëllazëror dhe me përgëzimet e mia për të gjithë ju, për të gjithë demokratët dhe opozitarët, në pak kohë ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak, vetëm një vit më parë në shkurtin e kaluar, ne ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit, lideri i opozitës ishte i arrestuar, në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetetutën, dhe unë fjalën time e mbajta nga një ekran televiziv, i burgosur politik. Por në atë protestë ne hodhëm themelet e çdo fitoreje që do të kemi.

Në atë protestë ne u dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si feniksi, se ata që menduan se do të na mposhtin ne dështuan me turp, ne jemi të pamposhtur. Ne jemi të pamposhtur sepse ne u bashkuam, ne jemi të pamposhtur se mbrojmë kauzë të drejtë, ne mbrojmë vlerat më të arrira, mbrojmë interesin kombëtar, familjen, kombin. Ndaj vijmë sot këtu si opozitë e të pamundurës që e bëjmë të mundur. Si PD që të pamundurën e bën të mundur. Sot kemi vulë dhe flamur, jemi më të bashkuar se kurrë, sot me tre rezoluta ndërkombëtare jemi forca politike më e përkrahur, sot jemi në këmbë më të vendosur se kurrë në betejë me diktaturën, do fitojmë. Historia deshi që ne të jemi e vetmja forcë politike që përmbysi dy diktatura, atë Staliniste të Enver Hoxhës dhe atë të bastardit të bllokut, Edi Ramës. Asgjë nuk marrim ne si dhuratë, ne gjithçka meritojmë në betejën tonë. Rroftë PD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›