Berisha: Ne nuk trembemi, jemi më të fortë se kurrë

Kreu i PD, Sali Berisha duke në protestën e thirrur nga opozita para kryeministrisë deklaroi se sot opozitarët janë më të fortë se kurrë më parë.
Ai tha se edhe pse qeveria u përpoq të zhdukë PD-në dhe opozitën, sot demokratët janë më të fortë se kurrë.
“Prokuroria edhe gjykatat e narkoshtetit janë kundër nesh. Ne përsëri qendrojmë të sigurtë në fitoren tonë. Ne arritëm të bëjmë pluhur, të shembim ëndrrën e pasardhësit të xhelatit komunist, xhelatit që firmosi varjen e Havzi Nelës, Edi Ramës dhe monstrës së njerëzimit Xhorxh Soros të Shqipërisë pa opozitë. Gjithçka bënë, gjithçka u bë që Shqipëria të mbetej pa opozitë. Kryetari i PD u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës, me urdhër të Ramës ish-Presidenti i vendit u zvarrit, u godit në mes të rrygës dhe u filmua, duke menduar ky kriminel se do të tmerronte opozitën. Me urdhër të Edi ramës me mbështetjene Soros, deputeti ynë, martirtri i gjallë i fjalës së lirë, Ervin Salianji u burgos sepse u përball dhëmb për dhëmb me klanin mafioz më të rrezikshëm klanin Rama-Xhafa. Menduan se do të na trembin, por gabuan rëndë, ja ku e kemi ne 200 metra më tutje princin tonë të përjetshëm Skënderbeun. Të harrojë kush se mund të trembet populli opozitar, populli i Lirisë, jo mor jo përkundrazi do të tmerrohen ata që mund të mendojnë se do mund të na trembin ne”, tha Berisha.