E Enjte, 5 Nëntor 2026

Në kërkim dhe i dënuar në Itali/ Merr fund arratia e 50-vjeçarit, pritet ekstradimi

DURRËS- Një 50 vjeçar i dënuar për tre vepra penale në Itali është arrestuar në qytetin e Durrësit.

Policia e Shtetit shprehet se i arrestuari është i dënuar për tre vepra penale në shtetin fqinj.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos në Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›