E Martë, 3 Nëntor 2026

Në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, ndalohet 31-vjeçari në Kukës

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, ku së fundmi nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit është finalizuar operacioni policor i koduar “Operacionalja”.

Policia e Shtetit njofton se është kapur në Kukës një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Sipas Policisë, Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi.

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›