E Enjte, 5 Nëntor 2026

Në kërkim ndërkombëtar për drogë/ Kapet i riu në Elbasan, pritet ekstradimi drejt Kosovës

ELBASAN- Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është prangosur në qytetin e  Elbasanit.

Ai u arrestua në fshatin Papër me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Gjykata Themelore e Pejës, më 30 tetor të këtij vitit i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Interpol Tirana ka nisur procedurat dhe po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 34-vjeçarit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›