Përfshihet nga flakët një shtëpi e të moshuarve në Spanjë, të paktën 10 viktima

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një zjarr ka përfshirë në një azil pranë Zaragozës në verilindje të Spanjës .
Zjarri shpërtheu në qytetin e Villafranca de Ebro herët në mëngjes. Sipas autoriteteve lokale më shumë se 80 persona ndodheshin brenda në atë moment kur ka rënë zjarri.
Shtëpia e të moshuarve është e specializuar për personat me probleme të shëndetit mendor.
🚨AMPLIACIÓN
➡️ Diez fallecidos y dos personas en estado crítico en el incendio de Villafranca de Ebro.➡️ El fuego está controlado. Allí están bomberos, @guardiacivil, Protección Civil, psicólogos, trabajadores sociales y sanitarios de 061.https://t.co/E7sFNud0g5 pic.twitter.com/aCNZ1NxxPK
— Aragón TV (@aragontv) November 15, 2024