E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kërkim ndërkombëtar prej vitesh, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar i dënuar me 15 vjet burg për trafikim qeniesh njerëzore

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Operacioni u realizua në kuadër të aksionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të informacioneve mes specialistëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Në pranga ka rënë S. S, i cili ishte në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e kishte dënuar në vitin 2017 me 15 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”.

Sipas autoriteteve, nga dënimi i dhënë, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim.

Autoritetet shqiptare dhe italiane vijojnë bashkëpunimin për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›