E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në kërkim nga SPAK për atentatin ndaj Preng Gjinit në vitin 2020, arrestohet në Dubai Elson Reçi

Elson Reçi, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për atentatin ndaj Preng Gjinit 4 vite më parë është arrestuar në Dubai. Ai u vu në pranga me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

SPAK zbardhi atentatin ndaj Preng Gjinit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020, ku u hodh në erë makina me të cilën ai po udhëtonte, ndërsa Reçi u shpall në kërkim si organizator i kësaj ngjarje.

Elson Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i vrarë me snajper nga një tarracë pallati në janar të vitit 2020, ndërsa atentati ndaj Gjinit është konsideruar si hakmarrje për këtë ngjarje. Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë në atë kohë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›