E Martë, 3 Nëntor 2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, amerikani mbyt me litar gruan dhe më pas var veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne (19 gusht) në zonën e Treshit në Tiranë, ku një shtetas amerikan ka mbytur me litar gruan e tij, e më pas ka varur edhe veten.

Shtetasi nga SHBA është identifikuar si Matthew James Wertz, 55 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij është identifikuar si Lilis Sartika Saragi. 55-vjeçari punonte si pedagog në një shkollë private në Tiranë.

Për momentin nuk bëhen me dije motive që e kanë çuar 55-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›