Në kërkim për vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike, 2 të arrestuar në Shkodër

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për kultivim të bimëve narkotike. Sipas policisë në bashkëpunim me familjarët e tij ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike
Dy persona në kërkim për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin S. Sh., 59 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shhkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 04.09.2025”, njoftoi sot policia.