Në segmentin Elbasan-Papër, punohet për formimin e trupit të rrugës

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se, në kantierin e segmentit rrugor Elbasan-Papër, ku po zbatohet faza e parë e investimit, po punohet me ritme të shpejta.
Ky segment rrugor fillon në afërsi të ish-Kombinatit Metalurgjik, lidhet me Bypass-in e Elbasanit dhe përfundon në km 3.5.
Sipas ARRSH-së, aktualisht po punohet për ndërtimin e mureve mbajtëse; formimin e trupit të rrugës me gjeotekstili dhe mbushje me zhavorr. Ndërkohë që vijon puna për gërmimin e ballnave të urës dhe betonimin e nënkalimit.
Përfundimi i kësaj vepre do lehtësojë qarkullimin e mjeteve do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe do të sjellë një sërë përfitimesh të rëndësishme për zonën përreth.
1 nga 6/a.f/