E Diel, 1 Nëntor 2026

Në vijim të vizitave ne rrethe të vendit, Kryeministri Berisha vizitoi paraditen e sotme Përrenjasin, ku zhvilloi fillimisht një takim të përzemërt me banorët e kësaj zone. Duke i falender

Në vijim të vizitave ne rrethe të vendit, Kryeministri Berisha vizitoi paraditen e sotme Përrenjasin, ku zhvilloi fillimisht një takim të përzemërt me banorët e kësaj zone.
Duke i falenderuar ata me mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë forcave demokratike të koalicionit, Kryeministri garantoi se nuk do të mungojë për asnjë çast mbështetja e qeverisë në dobi të zhvillimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të jetës në këtë zonë, në dobi të një të ardhmejeje më të mirë dhe më të sigurt për qytetarët e Përrenjasit dhe të gjithë Shqipërisë.

Kryeministri u zotua se qeveria do të punojë me përkushtim për të përkrahur çdo projekt të kandidatit për kryetar të ardhshëm të bashkisë, zotit Bashkim Karriqi, në shërbim të mirëqënies qytetare, si dhe do ta mbështesë atë fuqimisht në të gjitha përpjekjet për krijimin e vendeve të reja të punës për banorët e Përrenjasit.

Duke u ndalur në projektet e parashikuara për zonën, Kryeministri u shpreh se do të ketë të tilla për përmirësimin e infrastrukturës së Përrenjasit, për rrugët dhe rrugicat e tij dhe të fshatrave përreth, si dhe për shkolla e kopshte të standarteve të larta.

Gjithashtu Kryeministri informoi se interes i madh po tregohet për pasuritë nëntokësore të Përrenjasit dhe shprehu bindjen se nuk do të jetë e largët dita, kur nikeli, kromi dhe pasuritë e tjera të zënë vendin e merituar në tregjet botërore.

Gjatë takimit me banorët, Kryeministri bëri gjithashtu një ekspoze të shkurtër të arritjeve dhe sukseseve të qeverisë në 16 muajt e qeverisjes. Në këto muaj qeverisje, u shpreh Kryeministri, ne arritëm të bindim secilin prej jush se jemi qeveri e premtimeve të mbajtura dhe e rezultateve konkrete." Kryeministri theksoi se ndër këto suksese më i rëndësishmi u shënua në luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku si rezultat u arritën të shpëtohen 600 milionë euro, me të cilat u realizua rritja më e ndjeshme e pensioneve në 15 vitet e fundit, rritja e rrogave për arsimtarët, infermierët, dyfishimi i numrit të studentëve në universitettet e vendit, përgjysmimi i taksave për biznesin e vogël, si dhe rritja e investimeve në vepra publike me rëndësi jetike për vendin.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›