Nën mbikqyrjen e Elsës, Gloria dhe Albano fillojnë provat për “Ferma në festë” me këngën “Tirona”

Aktori Albano Bogdo dhe modelja Gloria Meshi kanë nisur provat për “Ferma në festë”.
Ky aktivitet, që do të ketë në përmbajtje të tij interpretimin e disa këngëve shqiptare, përfshirë të këngëtarëve që janë në fermë por edhe jashtë saj.
Elsa është drejtoresha e këtij koncerti, ku zgjodhi dhe Renisin si fermerin që do t’a ndihmojnë me përgatitjet.
Ajo sot, ka nisur provat me Albanon dhe Glorian, dhe në interpretimin e tyre ka qenë kënga e grupit “West Side Family”, “Tirona”.
Elsa e ka marrë këtë sfidë me shumë përkushtim dhe ka kërkuar nga të gjithë fermerët vëmendjen e duhur.
Pak ditë më parë, ajo i ka treguar Florit detaje mbi idenë që ka për koncertin, ku ka krijuar edhe vargje shumë unike që do jenë për hapjen e festës në “Ferma VIP”.
“Ne në Fermën VIP zemrën e kemi. Ne ju ftojmë të vini në fermën tonë, në vizion”, dëgjohet të thotë Elsa teksa i interpreton Florit edhe melodinë./vizionplus.tv
https://www.instagram.com/p/C6_sdeJM2aD/