E Martë, 3 Nëntor 2026

Nënshkruhet projekti “Bashki të Forta 2”

Në Tiranë autoritetet shqiptare, suedeze dhe zvicerane nënshkruan marrëveshja e bashkëpunimit “Bashki të Forta 2”. Kjo marrëveshje do t’u vijë në ndihmë bashkive të Shqipërisë për rritjen e transparencës me qytetarët dhe krjimin e një stafi më të specializuar.
 
Në fjalën e tij Ministri i Pushtetit Lokal Arbjan Mazniku u shpreh se me ndihmën e këtij projekti, do të krijohet një model se si të shpërndahet granti i qeverisë mbi bazën e performancës së bashkive.
 
“Ne duam që të kemi tregues performance për mekanizmin e financimit të grantit. Po punojmë për këtë mundësi. Me ekspertizën nga ky projekt, por edhe me punën e ngushtë me bashkitë do avancojmë me këtë ide.” tha zoti mazniku 
 
Ambasadorja e Zvicrës dhe ai i Suedisë vlerësuan marrëveshjen dhe u shprehën se ajo do të forcojë bashkitë në shumë aspekte.
 
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të thotë më shumë ekspertizë, më shumë kapacitete teknike dhe më shumë fonde në dispozicion për bashki më të forta” tha Ruth Huber, Ambasadore e Konfederatës Zvicerane në Shqipëri.
 
“Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për përfitimin e të gjitha bashkive në këtë vend dhe në veçanti të përmirësojmë shërbimet për qytetarët” tha Niklas Strom, ambasador i Suedisë në Shqipëri.
 
Projekti Bashki të Forta nisi në vitin 2019 dhe që atëherë ka rritur kapacitetet e bashkive në transparencë dhe llogaridhënie. 

Gazetar Omer Saraçi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›