E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër bisedimet në Pakistan/ Trump kërcënon Iranin: Nëse dështojnë negociatat, anijet tona…

Pak orë para bisedimeve në Islamabad, Presidenti i Donald Trump ka rikthyer tonet kërcënuese ndaj Iranit.

Në një intervistë telefonike për New York Post, Trump deklaroi se anijet luftarake të Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ngarkohen me “municionet më të mira”, duke lënë të hapur mundësinë e rifillimit të sulmeve në rast se negociatat dështojnë.

“Do ta zbulojmë brenda rreth 24 orësh. Do ta dimë shumë shpejt,” u shpreh Trump, kur u pyet nëse besonte se bisedimet do të rezultonin të suksesshme.

Ai shtoi se administrata e tij po ndërmerr një “reset”, duke theksuar forcimin e kapaciteteve ushtarake.

“Po ngarkojmë anijet me municionet më të mira, armët më të mira të ndërtuara ndonjëherë – madje më të mira se ato që kemi përdorur më parë dhe me të cilat i kemi shkatërruar,” deklaroi ai.

Në përfundim, Trump i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë Teheranit: “Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, do t’i përdorim, dhe do t’i përdorim në mënyrë shumë efektive.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›