E Diel, 1 Nëntor 2026

Netanyahu udhëzon kabinetin e tij të nisë negociatat me Libanin; Presidenti libanez: Zgjidhja e vetme, armëpushimi

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se i ka thënë kabinetit të tij të fillojë bisedime të drejtpërdrejta me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton BBC.

Në një deklaratë të postuar në X në hebraisht, thuhet se ai ia kërkoi këtë kabinetit të tij dje, në dritën e “thirrjeve të përsëritura” nga Libani për të hapur negociata të drejtpërdrejta.

“Duke marrë parasysh kërkesat e përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, kam urdhëruar kabinetin dje të nisë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Netanyahu në një deklaratë.

“Negociatat do të fokusohen në çarmatimin e Hezbollah-ut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit.”

Presidenti libanez: Zgjidhja e vetme, armëpushim i ndjekur nga bisedimet e drejtpërdrejta

Pak para se Netanyahu të njoftonte se i kishte thënë kabinetit të tij të fillonte bisedime të drejtpërdrejta me Libanin, ka reaguar edhe Presidenti libanez Joseph Aoun.

Në një deklaratë të postuar në X, ai shprehet se “zgjidhja e vetme” është një armëpushim, i ndjekur nga “negociata të drejtpërdrejta”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›