E Diel, 1 Nëntor 2026

Neutralizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, përfshiu rreth 5 hektarë sipërfaqe

Është neutralizuar zjarri i rënë në sipërfaqe me barishte, shkurre dhe pisha në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojës, në Bashkinë Korçë.

Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan 129 efektivë dhe 22 mjete nga strukturat e Mbrojtjes Civile, Prefektura e Qarkut Korçë, Qendra e Monitorimit të Qarqeve, bashkitë, shërbimi zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike.

Falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave në terren, si edhe reshjeve të shiut që përfshinë zonën, zjarri u vu plotësisht nën kontroll dhe u neutralizua.

Sipas vlerësimit paraprak, flakët përshkuan rreth 5 hektarë sipërfaqe me barishte, shkurre dhe pisha.

Strukturat përgjegjëse do të vijojnë monitorimin e zonës për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave të zjarrit

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›