E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nga 11-13 gusht aplikimi online nëpërmjet e-Albania për provimet e pranimit në universitet

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Të gjithë maturantët që duan të konkurrojnë nëpërmjet provimit për degët Mjekësi e Përgjithshme, Arkitekturë dhe Urbanistikë mund të aplikojnë online nga sot, 11 gusht deri më 13 gusht përmes portalit e-albania.al.

Shërbimi elektronik “Aplikim për provimin e pranimit” në programin ‘Mjekësi e përgjithshme’, Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe programi i studimit Arkitekturë dhe Urbanistikë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, u vjen në ndihmë maturantëve të aplikojnë për pjesëmarrje në provimin e pranimit në këto programe studimi që kërkojnë konkurs/testim. Hapat që duhen ndjekur për të aplikuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë • Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për provimin e pranimit ne programin “Mjekësi e përgjithshme””; • Në formularin që ngarkohet, plotësoni të dhënat e nevojshme për regjistrimin në provimin e pranimit në programin “Mjekësi e përgjithshme “dhe dërgoni aplikimin; • Kryeni pagesën; • Ngarkoni mandat pagesën; • Gjatë aplikimit, kandidati pajiset me një kod unik për të gjurmuar në çdo kohë statusin e aplikimit dhe njoftohet nëpërmjet email-it për pranimin/ refuzimin e aplikimit. Universiteti Politeknik i Tiranës • Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për provimin e pranimit ne programin “Arkitekturë & Urbanistikë”; • Në formularin që ngarkohet, plotësoni të dhënat e nevojshme për regjistrimin në provimin e pranimit ne programin “Arkitekturë & Urbanistikë”; • Kryeni pagesën; • Ngarkoni mandat pagesën; • Gjatë aplikimit, kandidati pajiset me një kod unik për të gjurmuar në çdo kohë statusin e aplikimit dhe njoftohet nëpërmjet email-it për pranimin/ refuzimin e aplikimit. /k.s//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›