E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga Fatosi te Ora News

Dhe nuk kishte ndonje dyshim. Ky eshte viti i gazetareve. Shpallur i tille nga te tjere jo nga shqiptare. Por duket se per Shqiperine kishte jo pak kuptim. Le ti marrim gjerat me radhe. E kush mund te flase sot me shume sesa gazetari Fatos Mahmutaj. Sot endet ne azil politik ne rruget e Belgjikes por ne 21 janar atehere kur mendonim se demokracia
ishte me e forte se kurre ne Shqiperi atehere kur mendonim se shtypi dhe media ishin
duke hyre ne rrugen e tyre te profesionalizmit te madh ndodhi gjema. Gazetari Mahmutaj qendroi ne proteste kur plumbat i fershellyen shume afer veshit. Pa dike te binte ne toke por nuk e kuptoi asfare se plumbi qe percoi koken e nje prej te vrareve nga Garda e Republikes ne 21 janar kishte percuar ne te njejten kohe edhe doren e tij kur mbante telefonin celular ne vesh per te raportuar apo thene ate qe po shihte me syte e tij. Ai eshte nje deshmitar i plumbave te 21 janarit dhe me profesionalizmin kurajon e nje gazetari qe e ka menduar jeten e vet edhe ne fije te perit nuk mohoi nuk u terhoq perkundrazi tha gjithcka qe dinte e pa ate dite. Tha se nga i vinin plumbat dhe per me teper ai plumb jo qorr qe mund ti kishte marre dhe jeten. Ndoshta do te duhej qe Fatosi ta merrte cmimin e gazetarit kurajoz kete vit. Por nje koleg i tij Artan Hoxha qe po me aq profesionalizem nxorri ne TV News24 pamjet e tmerrshme te protestes vrastare ate dite te 21 janarit. Artan Hoxha dhe operatori i tij qe kurre ska dashur ti permendet emri te

...vendosur perballe kullave binjake filmuan skenen makabre te vrasjes se te pakten dy personave ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Pikerisht ne momentin kur po krijohej pershtypja se gjithcka madje edhe vrasjet ishin te planifikuara nga opozita Artani me shume kurajo e guxim doli ne TV ende te papnotrivatizuar News24 per te thene te verteten e vrasjeve te 21 janarit. Ai mori cmimin e gazetarit te vitit nje cmim dinjitoz te Unionit te Gazetareve nje cmim i dhene nga ministri i Ekonomise Nasip Naco i cili ndryshe nga ajo qe transmetoi Artani ne TV mendon se vrasjet u bene me bastuna pistolete e cakmake pistolete. Nuk mund te mos harrojme pa permendur ne kete vit gazetaresk ndryshimin e pronesise se grupit Mediterranea ne Fokus Group. Nga pronesia italiane televizioni News24 Gazeta Shqiptare portali dikur me i klikuar i lajmeve Balkanweb dhe radio Rash rane ne duart e dy biznesmeneve shqiptare Irfan Hysenbelliu dhe Artan Santo. Per te mberritur me pas ne daljen e me te rese se perditshme ne treg Shqiptarja.com. Nje iniciative e Alba Malltezit dhe Anila Bashes duke kerkuar thyerjen e tabuve per nje media profesionale dhe te pavarur duke luftuar me tregun e tejngopur te gazetave te perditshme kerkojne te fuqizojne mes veshtiresive nje media te re e cila ne fillim te vitit te ardhshem do te zgjerohet me te tjera projekte mediatike. Shqipnottarja.com ishte nje risi mediatike e ketij viti per te hyre dhe konkurruar denjesisht perballe gazetave te tjera pavaresisht luftes dhe konkurrences se pandershme. E padyshim nuk mund te harrohet ajo qe eshte konsnotideruar...dhe endrra vazhdon. 10 vite te Top Channel nuk mund ti mungojne tregut mediatik shqiptar. Gazetare te palodhur te qarte dhe te vertete nje televizion qe ne 10 vite arriti te thyeje tabute e teknologjise televizive fale gjithe atyre energjive pozitive qe percoi Dritan Hoxha. Ky televizion arriti me sukses qe kete 10 vjetor te kete ctu thote shqiptareve per te vertetat e medha dhe analizen profesionale nga dita ne dite. Dhe nuk ka sesi te mos permendet pergjate ketij viti madje me shume se kurre televizioni Ora News. I ideuar si nje televizion 24 ne 24 ore lajme me ne fund ne ekranin informativ te Ora News u mblodhen te gjithe Gazetat cituan dhe bene lajm me deklaratat e Presidentit Bamir Topi ne emisionin Tonight te Ilva Tares vetem nje dite me vone me deklaratat e kryeministrit Sali Berisha ne emisionin e Patrik Sadikajt pak me heret me deklaratat e kreut te Partise Socialiste Edi Rama. Por nuk munguan as ambasadoret qe nga ai i Shteteve te Bashkuara te Amerikes tek ambasadori Sequi i Delegacionit te Komisionit Evropian e deri tek ambasadori i OSBE Volfart. Nderhyrje politike Biznes Profesionalizem Secili ne fund te dites ben analizat e veta. Ajo qe eshte e rendesishme eshte se ky televizon arriti me shume sakrifica nje vit te arte dhe te begate. Dhe transmetimet e Ora News do te perfundojne me ish presidentin e Republikes ndaj edhe per stafin e ketij televizioni kjo patjeter eshte nje gje pozitive. E asgje nuk ka rendesi nga keto. Ajo qe eshte me e rendesishme eshte se ekrani i Ora Nees eshte sot ekrani pararoje i informacionit minute pas minute ne vend.
Kane mbetur pas televizionet e tjera Dikush po mendon se jam duke bere qoken e radhes Kjo ne gjithe klasifikimin e ngjarjeve te ketij viti mediatik pak rendesi ka. Secili ka vendin e vet ne tregun mediatik shqiptar. Ate qe e ka bere media e orientuar majtas djathtas apo ne qender askush nuk e ka bere deri me sot. Media ka qene ne pararoje. Ashtu e kamufluar e mberthyer e stopuar aktive apo inaktive e tmerruar nga interesa pronaresh apo politikanesh...por lajmi asnjehere nuk ka munguar as per njeren pale e as per tjetren. Dhe kjo eshte nje merite e madhe e gjithe gazetareve atyre qe punojne nate e dite ne terren. Atyre qe ndoshta rropaten per te marre edhe shperblimin e fundvitit dhe ndoshta nuk e kane...qofte edhe atyre qe ende nuk do te marrin dot rrogat. Sido qe te jete realiteti i medias shqiptare ne kete numer te fundit ne emer te Shqiptarja.com dua tu uroj gjithe gazetareve jo vetem ne Tirane por edhe ne rrethe Le te na gjeje 2012 me profesioniste me investigues larg thashethemeve dhe me afer realitetit. Sepse misionin e kemi te veshtire te zbulojme ate qe nuk do ta zbuloje shteti dhe pushteti.
Ashtu sikurse duhet te zbulojme nje iniciative te fundit qe po investigohet nga gazetaret dhe qe eshte ngritur si shqetesim edhe nga Unioni i Gazetareve. Dhe kjo po ndodh pikerisht kete vit ideja se kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha ceshtjen e shitjes se gazetave ne treg perdite do tia besoje vetem nje biznesmeni. E si mund te behet nje gje e tille qe kerkon te minoje lirine dhe pavaresine e medias per tu varur shitja e gazetave nga nje biznesmen Kete mund ta dije vetem kryebashkiaku nderkohe qe vete botuesit e shtypit te shkruar kane ngritur kembanat e alarmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›