E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedonalja do kthehet ne tregBasha Keshtu joshim turistet

Ne projektbuxhetin e vitit 2012 i cili kaloi dy dite me pare ne keshill bashkiak eshte parashikuar edhe rikualifikimi i bllokut te Toptaneve. Me konkretisht bashkia e Tiranes parashikon ne kete rruge pedonale krijimin i nje panairi te artizanatit qe do te ndikontepozitivisht ne eksperiencen e nje turisti pasi ato vazhdimisht kerkojne dicka autentike nga qyteti i Tiranes. Perqendrimi i disa produkteve te artizanatit ne nje treg te vetem e ben shume me terheqes kete treg dhe akoma me shume rrit deshiren e turisteve per te blere nje produkt artizan dhe si rrjedhoje dhe shancet qe kjo blerje te realizohet thuhet ne fq 112 te projektbuxhetit te Tiranes per 2012 ku flitet per nderhyrjet qe do te behen n kete rruge.

Gjithashtu shpjegohet edhe menyra se si do te funksionoje ky treg qe do te ndertohet ne mes te Tiranes. Funksionimi i nje panairi te tille mund te realizohet gjate fundjavave prane rruges Murat Toptani e cila ka disa avantazhe eshte rruge me akses vetem per kembesoret eshte shume afer atraksioneve kryesore te qytetit eshte shume afer qendres se qytetit shume lehte e arritshme ka akses te madh si me makine me autobus apo me kembe.

Gjithashtu do te perfitonin dhe artizanet te cilet do te ishin me te motivuar per ta mbajtur te gjalle traditen e tyre pasi tashme produktet e tyre do te ishin me prane konsumatoreve dhe do te kishin rritje te
nivelit te shitjeve dhe gjithashtu te fitimeve. Per sa i perket instalimeve te nevojshme per ndertimin e tregut ato duhet te jene te cmontueshme pasi tregu duhet te funksionoje vetem ne fundjave dhe gjate periudhes prill- tetor ku dhe niveli i reshjeve eshte me i ulet dhe temperaturat me te larta si dhe dita me e gjate fale ndryshimit te ores me 60 minuta - thuhet ne projektbuxhetin e Tiranes.

Aktualisht ne rrugen pedonale Murat Toptani eshte instaluar qyteza e vitit te ri me rreth 40 kasolle druri qe i kane marre me qira bizneset per nje muaj me rastin e festave te fundvitit. Por ndryshimi eshte se duke u kthyer ne nje treg per artizanet kjo rruge do te humbase funksionin e saj kryesor pra te jete nje rruge vetem per kembesoret.

LEHTESI PER BIZNESET
Nje tjeter projektvendim i rendesishem qe ka kaluat ne mbledhjen e dates 28 dhjetor te keshillit bashkiak ka te beje me lehtesite fiskale per te gjithe ata biznese qe punesojne me shume se 50 persona nga lista e te papuneve te regjistruar prane zyrave te punesimit te Tiranes. Perjashtohen nga pagesa e takses mbi pasurine takses se tabeles identifikuese dhe tarifes se pastrimit dhe trajtimit te mbeturinave per kater vjet te gjitha subjektet e reja te biznesit ne qytetin e Tiranes qe punesojne mbi 50 punonjes te marre nga lista e te papuneve vetem nga zyrate punesimit Tirane. Ulet detyrimi ne masen 30 per taksen e ndikimit ne infrastrukture nga lejet e ndertimit per te gjitha subjektet e ndertimit qe punesojne mbi 75 punonjes te marre nga lista e te papuneve vetem nga zyrat e punesimit Tirane - detajon projektvendimi lehtesite mbi keto biznese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›