E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nga Festivali i Filmit tek Java Kulturore Kineze, aktivitetet kulturore gjatë kësaj jave

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Edhe kjo javë do të jetë e mbushur me aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe të trashëgimisë në vend.

Këtë javë, një nga aktivitetet më të rëndësishme është Festivali Ndërkombëtar i Filmit, TIF, me projeksione filmash premierë në disa nga kinematë e kryeqytetit.

Sot, (22 shtator) e deri më datë 26 do të zhvillohen aktivitetet e Javës Kulturore Kineze, të cilat startojnë në Galerinë e Arteve FAB.

Prej 22 shtatorit deri më datë 29 shtator do të zhvillohet ekspozita “Magjia e ngjyrave”, nga Kastriot Boriçi, në Qendrën Kulturore në Divjakë.

Vijon në sheshin Skënderbej, ekspozita nga Jutta Benzenberg, “Don’t look back at the burning house”.

Në Muzeun Etnografik të Kavajës, sonte do të bëhet promovimi i librit “Terrene- tetë vështrime mbi Spaçin”, me pjesëmarrjen e Anna Shkrelit dhe Ledi Shamku Shkrelit.

Ekspozita “Pas dritës së kuqe” do të mirëpresë publikun nga 22 shtatori-29 shtator në Tulla Culture Center.

Në “Shkodra Arthouse” vijon ekspozita “Homeward”, gjithashtu tek Piramida, vazhdon të qëndrojë e hapur ekspozita “Here and now” e Verim Zendelit.

Ndërsa tek Teatri i Kukullave, sonte në ora 20:00 shfaqet teatri “10 vjet martesë”.  /j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›