Nga Maqedonia e Veriut në Tiranë, Rama emëron këshilltaren e re për median

Politikë
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media Vlerë Gjakovën, e cila vjen nga Maqedonia e Veriut. Ky onformacion konfirmohet nga gazetarja e Vizion Plus Mola Luku.
Gjakova, ka është lindur në Maqedoninë e Veriut dhe ka shpenzuar një kohë të gjatë në Kosovë, ku 8 vite më parë iu bashkua “Vetëvendosje”-s së Albin Kurtit dhe në zgjedhjet e 2019 ishte kandidate për deputete nën siglën e kësaj force politike.
Në profilin e saj në Linkedin, Gjakova e përshkruan veten e saj si stratege në fushën e komunikimit, eksperte për energjinë e rinovueshme dhe publiciste me një eksperiencë 18-vjeçare për strategjitë e medias dhe marrëdhëniet me publikun.
Reklamë