E Martë, 3 Nëntor 2026

Nga filmi e moda, viral në Tik Tok/ Flamur Aljiji nga Tetova në skenat e serialeve të famshme Gjermane

Flamur Aljiji nga Tetova, ka dhënë një intervistë në veçantë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku ka folur për rrugëtimin e tij jashtë vendit. I apasionuar pas filmit dhe modës, tashmë Aljiji është në skenat e serialeve më të famshme në Gjermani.

Po ashtu ai tregoi edhe për brendin e tij që tashmë ka sukses në Gjermani. “Flami” është brand 100 % shqiptar siç tha ai.

Ai tregoi se ka lindur më 28 nëntor ditën e Flamurit dhe emrin e ka Flamur.

Po ashtu u shpreh se fillimisht Brand-i është i përhapur në Gjermani, duke nënvizuar se shumë shpejt do të jetë edhe në Kosovë.

“Kur Shoqëria dhe njerëzit e afërt më thërrasin Flami dhe prandaj edhe markën e kam quajtur kështu”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›