Ngërçi politik, Osmani flet për takimin e nesërm me liderët e partive

PRISHTINË, 14 maj /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se shpreson që liderët e partive parlamentare të angazhohen për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.
Duke folur për takimin e nesërm të saj, e para e shtetit kërkoi nga liderët e partive politike që të kenë parësore interesin e vendit dhe të dilet nga ngërçi i krijuar si pasojë e mos zgjedhjes së kryetarit të ri të legjislativit të nëntë.
Osmani tha se nuk dëshiron të paragjykojë rezultatet e takimit me liderët e partive politike. Këto komente ajo i bëri në konferencë për medie, pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa.
/Kosovapress/