E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ngërçi politik” në Kosovë/ Seanca vetëm dy minuta, dështon sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit

KOSOVË- Vetëm dy minuta ka zgjatur mbledhja e deputetëve këtë të mërkurë.

Rezultati është tjetër dështim për konstituim të Kuvendit. Edhe sot deputetët nuk votuan për formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Është hera e 37-të që deputetët dështojnë në konstituim të legjislaturës së nëntë. Pro komisionit votuan 52 deputetë.  Seanca e radhës do të mbahet të premten rreth orës 11:00.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›