E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Përfshihen nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Daullas të Fierit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Në të ka patur dhe një numër të madh gomash, të përfshirë në flakë, kjo ka alarmuar banorët pasi pranë  zjarrit ndodhen varrezat e fshatit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë për shkak të djegies së gomave e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›