E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ngjarja e rëndë në Korçë zbardhjet dëshmia e 15-vjeçares

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur.

Sipas informacioneve, e mitura 15-vjeçare prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje me të.

Për lidhjen madje ka qenë në dijeni edhe nëna e 15-vjeçares, e cila e ka lejuar këtë të fundit të bashkëjetojë me adoleshentin për disa ditë.

Në deklaratën në polici, e mitura fillimisht ka thënë se 16-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike, ndërsa më pas ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Nga ana e grupit hetimor, po bëhen ende hetime për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.Mësohet se 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ku mbahet nën vëzhgim nga psikologet. Priten detaje të tjera në vijim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›