E Diel, 1 Nëntor 2026

AKU godet tregun: Bllokohen tonelata produkte me afate skadence të falsifikuara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vijuar kontrollet në subjekte që tregtojnë Produkte me Origjinë Blegtorale (PMB) në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore.

Gjatë inspektimeve janë kontrolluar gjithsej 7 subjekte.

Në Tiranë, 3 inspektime u mbyllën pa shkelje të kërkesave ligjore, ndërsa në Durrës u bllokua një sasi prej 3 tonësh produkte për mospërputhje të afateve të ruajtjes në etiketë.

Në Lezhë u bllokuan 977 kilogramë produkte po për mospërputhje të afateve të ruajtjes në etiketë, ndërsa ndaj një subjekti tjetër u vendos masë administrative me “paralajmërim”.

AKU thekson se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e produkteve të sigurta për konsumatorët dhe respektimin e standardeve ligjore nga subjektet ushqimore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›