E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ngjarja e rëndë pranë shkollës “Fan Noli”, policia arreston autorin e vrasjes së 14-vjeçarit

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/- Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e së djeshme në afërsi të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku u qëllua me thikë për vdekje 14-vjeçari Martin Cani.

Në njoftimin për mediet, policia bën me dije se “në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë, ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›