E Enjte, 5 Nëntor 2026

RUSI – Moska: Mbi 900 000 ukrainas të vrarë që nga fillimi i luftës

MOSKË, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministria ruse e Mbrojtjes dhe agjencia shtetërore e lajmeve TASS thanë sot se forcat e armatosura të Ukrainës kishin pësuar më shumë se 900 000 viktima, duke përfshirë të vdekur dhe të plagosur, që nga fillimi i luftës 1 000 ditë më parë.

Sipas llogaritjeve të TASS dhe ministrisë, vetëm këtë vit, humbjet e Ukrainës kanë tejkaluar ato nga dy vitet e para të konfliktit të kombinuara, me humbjet totale për Kievin që arrijnë në 906 500 të vdekur dhe të plagosur.

Shifrat e viktimave në konflikte të tilla në përgjithësi nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. As Moska dhe as Kievi deri më tani nuk kanë bërë të ditur numrat e saktë në lidhje me humbjet e tyre përkatëse.

NATO ka vlerësuar humbjet ruse në mbi 600 000 të vdekur dhe të plagosur, ndërsa burimet e inteligjencës perëndimore raportojnë 200 000 të vdekur dhe 400 000 të plagosur në radhët ruse.

Qeveria ukrainase ka publikuar gjithashtu listën e saj, duke thënë se mbi 722 000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›