E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja në Vlorë, Policia jep detajet: 37-vjeçari është vetëplagosur

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e 37-vjeçarit, Skerdi Mehmetaj në Vlorë.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se Mehmetaj është vetë plagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”.

Arma e zjarrit është sekuestruar, teksa dyshohet se është hedhur nga vetë 37-vjeçari brenda në makinë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, i cili mbërriti sot në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri, nga verifikimet e shpejta hetimore dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit (pistoletë), e cila dyshohet se është hedhur nga shtetasi S. M, brenda një automjeti, pas ngjarjes.

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›