E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarr në godullën e Semanit, era favorizon flakët

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne godullën në bregdetin e Semanit.

Shkaqet e flakëve mbeten ende të paqarta, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e tyre.

Forcat zjarrfikëse të Fierit kanë mbërritur në vendngjarje, por ndërhyrja është e pamundur për shkak se zona ku ka rënë zjarri është e rrethuar nga uji.

Godulla e Semanit njihet si një habitat i rëndësishëm i specieve të egra migratore dhe me një bimësi të veçantë, çka e bën këtë vatër zjarri një kërcënim serioz për biodiversitetin e zonës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›