E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarje e rëndë në Manëz, vriten me armë dy persona, viktimat 23 dhe 33 vjeç

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur rreth orës  01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti.

Sipas policisë, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›