Ngjarje tragjike në Bulqizë, të shtëna me armë zjarri , dyshime për një të vdekur dhe një të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sopot të Bulqizës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person, ndërsa një tjerë ka mbetur i plagosur. Dy persona dyshohet se ishin në gjueti.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet informacion zyrtar nga policia për dinamikën e konfliktit dhe identitetin e personave të përfshirë.