Ngushtica e Hormuzit/ Trump i pakënaqur me shtetet europiane: Shko merreni vetë naftën

Teksa lufta në Lindjen e Mesme vazhdon dhe Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë e bllokuar, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump është shfaqur sërish i pakënaqur me shtete europiane.
Sipas tij, vende si Mbretëria e Bashkuar, që nuk mund të marrin karburant për avionë për shkak të kufizimeve duhet të “ndërtojnë pak guxim të vonuar, të shkojnë në Ngushticë dhe thjesht ta marrin vetë atë”.
Në një postim në Truth Social, ai shkruan se vendet do të “duhet të fillojnë të mësojnë se si të luftojnë për veten e tyre, SHBA-të nuk do të jenë më aty për ti ndihmuar, ashtu siç nuk ishit aty për ne“, duke iu drejtuar vendeve “të cilat refuzuan të përfshiheshin në prerjen e kokës së Iranit”.
“Të gjitha ato vende që nuk mund të sigurojnë karburant për avionë për shkak të Ngushticës së Hormuzit, si Mbretëria e Bashkuar, e cila refuzoi të përfshihej në goditjen ndaj Iranit, kam një sugjerim për ju:
Së pari, blini nga SHBA – ne kemi boll.
Së dyti, merrni pak guxim (edhe nëse vjen me vonesë), shkoni në ngushticë dhe thjesht MERRENI.
Do t’ju duhet të filloni të mësoni si të luftoni për veten tuaj. SHBA nuk do të jetë më aty për t’ju ndihmuar, ashtu siç nuk ishit ju për ne. Irani është, në thelb, i shkatërruar. Pjesa më e vështirë ka mbaruar.
Shkoni dhe merrni vetë naftën tuaj!”, shkruan Trump.

“Irani, në thelb, është shkatërruar. Pjesa e vështirë është bërë”, shton postimi, duke përfunduar me: “Shkoni merrni naftën tuaj!”