E Diel, 1 Nëntor 2026

I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë/ SPAK kërkon rikthimin në burg të ish-kryebashkiakut të Himarës

Ish-kryebashkiaku i Himarës,Jorgo Goro do të duhet të rikthehet në qeli 7 muaj pas lirimit.

Pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit me 2 vite burg, (1 vit e 4 muaj me gjykim të shkurtuar), SPAK ka llogaritur paraburgimin dhe ka konkluduar se Goros i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë burg për të shlyer.

Prokurori Elvin Gokaj ka nxjerrë të hënën urdhrin e ekzekutimit, ndërsa ende policia nuk e ka ekzekutuar.

Reagimi i mbrojtjes së ish-Kryebashkiakut Goro i cili ka depozituar sot kërkesën për revokim të urdhrit të ekzekutimit të SPAK.

Sipas mbrojtjes Goro e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.

Më 25 Mars të këtij viti Gjykata e Apelit, la në fuqi në fuqi dënimin me dy vite burg për Jorgo Goron, lidhur me dosjen e tjetërsimit te një prone në zonën e Livadhës.

Me 30 korrik 2025, Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg, për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Çështja ai e apeloi.

Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike.

Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›