E Diel, 1 Nëntor 2026

Nimiç, në Shkup për çështjen e emrit

Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimiç sot do të jetë në Shkup, ku në axhendën e tij është gjetja e zgjidhjes për kontestin e emrit të Maqedonisë.

Ndërmjetësi Nimiç do të vij në Shkup pas vizitës së tij në Athinë, ndërsa janë caktuar takime pas mesditës me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe presidentin Branko Cërvenkovski.

Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimiç deklaroi dje në Athinë se nuk ka afate përfundimtare për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Gazeta greke “Elefteros tipos” dje shkroi se ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç solli në Athinë tre propozime për emrin e Maqedonisë.

Sipas gazetës tre propozimet që do të kërkohen si kompromis midis Athinës dhe Shkupit janë: Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme dhe Maqedonia e Vardarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›