Nipërit e Aleksandër Moisiut nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”-Rama: Trashëgimtarë me kontribut të jashtëzakonshëm

Dy vëllezërit e famshëm, Nicolas dhe Olivier Berggruen janë nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa”. Ata janë filantropë me rrënjë shqiptare, nipër të Aleksandër Moisiut, emrin e të cilit mban sot edhe Universiteti i Durrësit i cili i nderoi edhe me titullin e lartë.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama vlerësoi Nicolas dhe Olivier Berggruen për punën e tyre në fushën e artit dhe mendimit filozofik.
“Më lejoni ta filloj fjalën time me një paradoks të shoqërisë time. Babai im besonte se atelieja e tij nuk ishte kënd lojërash për fëmijët.
Kështu që më lejohej që të hyja në studion e babait tim shumë rrallë, shumë pak herë, kur ftohej edhe nëna ime që të shihte ndonjë skulpturë të përfunduar. Aty për herë të parë unë u përballa me figurën e gjyshit të këtyre dy zotërinjve të nderuar, vetë Aleksandër Moisiut.
Ajo që unë pashë ishte një skulpturë prej balte të cilën babai im po e punonte me shumë përkushtim. Me durimin për të kapur një personalitet më të madh se vetë jeta dhe se vetë materiali, i cili kishte lindur në Shqipëri, por që lulëzoi në Vjenë. Ishte në fakt fytyra që babai im preferonte më shumë, sepse është një fytyrë shumë ekspresive”, u shpreh Rama.
Rama vuri në dukje se universiteti i Durrësit mban krenari mban emrin e Aleksandër Moisiut dhe mirëpret sot “2 individë që janë këtu sot me ne dhe që janë pasardhësit e tij.”
“Sot ne jemi mbledhur në këtë Universitet, që me krenari mban emrin e tij. Për të mirëpritur 2 individë që janë këtu sot me ne dhe që janë pasardhësit e tij. Në mënyrën e vetë secili prej tyre vazhdon në të njëjtin rrugëtim. Pra janë diku, ndërkohë që i përkasin edhe dikujt tjetër.
Dëgjova për herë të parë një tip miti. Përmes një miti që nuk ishte i bazuar në lajme të rreme, por në realitet. Nikolasin ma prezantuan si emër, si një miliarder pa shtëpi. Pra ishte miliarder, por nuk kishte shtëpi. Flinte nga një hotel në tjetrin. Një gjë që e kam bërë edhe unë deri kur u martova. Kur u martova njëherë e mirë. Sepse ideja ime fillestare ishte ‘unë jam shtëpia ime’. Nuk e di nëse Nikolas i dashur tani ke shtëpi? Titulli i Nicolas Berggruen në shenjë njohjeje për kontributet e tij të jashtëzakonshme ndërkombëtare, për mendimin filozofik, politik dhe shoqëror, si dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm për promovimin e dialogut global. Titulli i jepet Olivier Berggruen për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e artit”, nënvizoi Rama.
/rtsh.al/