Nis dezinsektimi në Lezhë, Ministria Shëndetësisë: Masa për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë verës

Procesi i dezinsektimit ka nisur në qytetin e Lezhës, në kuadër të masave për garantimin e një mjedisi më të sigurt dhe mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit veror.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se ndërhyrja po zhvillohet sipas fazave të përcaktuara në planin e masave.
Sipas ministrisë, dezinsektimi po realizohet në zonat prioritare të qytetit dhe synon parandalimin e përhapjes së insekteve, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
“Mirëmëngjes nga qyteti i Lezhës ku po vijon procesi i dezinsektimit në territor, sipas fazave të përcaktuara, duke garantuar një mjedis më të sigurt dhe mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit veror. Ky proces po realizohet në zonat prioritare dhe do të vijojë sipas planit të masave në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse”, thuhet në postimin e ministrisë.
/rtsh.al/