E Martë, 3 Nëntor 2026

Nis me shtyrje gjyqi për Berishën/ Dosja “Partizani”, fillon procesi në gjykatë, por Berisha “nuk kishte dijeni”

Seanca e parë në themel në Gjykatën e Posaçme për dosjen Partizani, nuk u zhvillua pasi ish-kryeministri Sali Berisha i marrë i pandehur për korrupsion nuk ishte njoftuar sipas ligjit si dhe nje nga kompanitë e sekuestruara nga SPAK, nuk kishte përfaqësues ligjor në seancën e së hënës.

Berisha nuk ishte vetë i pranishëm por përfaqesohej nga avokatët e tij mbrojtës. Gjykata relatoi se punonjësit e policisë kanë dorezuar fletëthirrjen në banesën e Berishës për seancën e së hënës dhe ajo u firmos nga dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi. Por ky i fundit i tha gjykates se nuk kishte mundësi të vinte ne dijeni Berishën.

Edhe avokatët e tij mbrojtës pretenduan se nuk kishin patur komunikim se fundmi me Berishën dhe nuk kishin dijeni nëse ai ishte njoftuar apo jo për seancën.

Ne gjykatë ishin të pranishëm Jamarber Malltezi dhe Xhimi Begeja ndersa Fatmir Bektashi dhe Andia Pustina perfaqesoheshin nga avokatet.

Dhëndri i ish-kryemistrit Berisha, Jamarbër Malltezi u paraqit më herët në gjykatë pasi ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë arrest në shtëpi, ku mbahet prej më shumë se 1 viti.

Edhe kjo seancë u shty pasi kryesuesja e trupit gjykues, Elsa Ulliri ka dorëzuar kërkesë për dorëheqje nga procesi me pretendimin se është në kushte papajtushmërie pasi ka kushërirë deputeten e Partisë Demokratike Andia Ulliri. Tashmë në seancën e rradhës që u la më 21 korrik, ditë kur Berisha duhet të paraqitet në prokurori në zbatim të masës detyrim paraqitje, Gjykata e Posaçme pritet të marrë edhe vendimin nëse kërkesa e gjytares Elsa Ulliri do të pranohet apo jo./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›