E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis ndërtimi i muzeut të Dritëroit, shtëpia e shkrimtarit në Devoll pritet të kthehet në atraksion

Pas një pritjeje të gjatë, ka nisur zyrtarisht ndërtimi i Muzeut të Dritëro Agollit, një projekt që i bën nder jo vetëm letërsisë shqiptare, por edhe gjithë trevës së Devollit. Kjo vepër kulturore pritet të kthehet në një nga pikat më të rëndësishme të turizmit kulturor në Qarkun Korçë.

Muzeu do të përfaqësojë jetën, veprën dhe trashëgiminë e një prej figurave më të mëdha të letrave shqipe. Projekti, i iniciuar fillimisht në fillim të viteve 2000, qëndroi për shumë kohë në pritje. Vetëm një vit më parë nisi të marrë jetë në mënyrë konkrete, falë angazhimit të komunitetit vendor dhe mbështetjes së institucioneve lokale.

“Më në fund, një amanet kulturor po realizohet. Ky është një projekt i devollinjve për devollinjtë, i projektuar dhe zbatuar nga profesionistë të zonës.”, tha Eduard Duro, Kryetar i Bashkisq së Devollit.

Pjesë e aktivitetit të përurimit ishin gjithashtu kryetari i Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi, dhe artisti Endri Fifo, të cilët vlerësuan rëndësinë historike e kulturore të kësaj ndërhyrjeje.

Ky projekt pritet të kthehet në një emblemë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe në një atraksion të ri për vizitorët që frekuentojnë juglindjen e vendit, duke e bërë Devollin një pikë referimi për turizmin kulturor në Shqipëri.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›