Nis në Tiranë Evropiani i volejbollit U16

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Tirana po pret Evropianin e volejbollit të vajzave nën 16 vjeç.
Një turne që po organizohet së bashku me Prishtinën, i ndarë në dy grupe. Ky turne është i treti për moshat në rang kontinental që mbahet në Shqipëri.
“Këto aktivitete mbajnë ndezur flakën edhe te moshat e reja dhe po ta vini re, te moshat volejbolli shqiptar sapo vjen e po bëhet më cilësor”, tha Erlind Pëllumbi, presidenti i Federatës së Volejbollit
Nga Kombëtarja Shqiptare që ka në grup kampionen në fuqi Italinë, pritet një përfaqësim modest sipas Presidentit të Federatës, Erlind Pëllumbi, pasi në garë janë më të mirët e Evropës.
“Kemi një ekip shumë modest. Ne dëshirojmë të përballemi me të fortët. Komuniteti volejbollit të vendosë disa objektiva”, tha ai.
Faza finale e Evropianit të Vajzave U16 do të mbahet në Tiranë me ndeshjen për titullin kampion që do të zhvillohet më 13 korrik në sallën “Feti Borova”.
/gj.m/j.p/