E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt, e cila ishte njëherazi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, institucioni më i lartë i drejtësisë në vend ka njoftuar nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Vendimi për nisjen e procedurave u mor në mbledhjen e zhvilluar sot të thirrur nga kryesuesja Marsida Xhaferllari.

Sipas vendimit, gjyqtarët që dëshirojnë të kandidojnë për pozicionin e kryetarit duhet të paraqesin kërkesat me shkrim brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Ky hap vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në dhjetor të vitit të kaluar për mbarimin e mandatit të Zaçajt, vendim që i dha fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë për zëvendësimin e saj.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›