E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Mond Mëhallës, policia arreston një person! Shoqërohet edhe ish-ortaku, gënjeu për vendndodhjen në momentin e krimit

Biznesmeni Mondi Mëhalla, 43-vjeç u ekzekutua me tre plumba mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan. Mëhalla sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe ndodhej brenda makinës tip “Range Rover” kur u qëllua. Dy nga plumbat e goditën në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ditën e djeshme policia arrestoi Naldo Gjinin,  i cili ishte parë ditët e fundit duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e 43-vjeçarit, Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.

Makina u gjet e djegur ditën e djeshme në fshatin Mirakë. Burime nga policia, bëjnë me dije për Vizion Plus se përveç Naldo Gjinit, policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje ish-ortakun e Mëhallës në biznes dhe rojen e pikës së karburantit.

Sipas hetimeve, Mond Mëhalla ka patur një konflikt me ish-ortakun e tij, i cili nga ana tjetër, ka gënjyer kur është pyetur se ku ndodhej në momentin e vrasjes së Mëhallës.

Ndërsa roja i pikës së karburantit, dyshohet për pengim të hetimeve për ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›