E Martë, 3 Nëntor 2026

Nis procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Fierit

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Procesi i rinumërimit të votave ka nisur sot në qarkun e Fierit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Procesi po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe përfshin hapjen e 587 kutive të votimit.

Rinumërimi përfshin si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët, me qëllim verifikimin e saktësisë së rezultatit të 11 majit.

Vendimi për rinumërim erdhi me kërkesë të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›